Lajme
Bankat jo transparente, fshehin tarifat
Analiza e Komisionit të Konkurrencës për sektorin bankar ka gjetur se bankat komerciale po i fshehin çmimet e shërbimeve nga klientët.
Krejt kjo me qëllimin që klienti të lidhet me një bankë të vetme. Bankat më të shtrenjta në shërbime mbesin ProCredit dhe Raiffeisen.
Ka një arsye se pse kosovarët e ndërrojnë më vështirësi bankën. Atyre u mungojnë informatat e nevojshme rreth çmimit të shërbimeve dhe nuk kanë informacione se cila është më e leverdishme me çmime, shkruan Express.
Ky terr informativ për klientët, sipas analizës se fundit për sektorin bankar, të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, po i detyron klientët të bllokohen në një bankë të caktuar.
“Procesi i ndërrimit të bankës është për konsumatorin një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe zakonisht kërkon kohë. Mungesa e informimit të klientit e detyron atë të ngelet i “bllokuar” në një bankë të caktuar dhe “kostot e transferimit” për të të jenë më të larta”, thuhet në këtë analizë.
Mungesa e transparencës nga ana e bankave, sipas kësaj analize, paraqitet më qartë përmes pamundësisë së konsumatorëve për të krahasuar në mënyrë efikase shërbimet e ofruara nga bankat.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra













