Lajme
Bankat të pamëshirshme ndaj klientëve
Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve “Konsumatorit”, akuzon bankat komerciale të Kosovës për ngritje të kredive dhe shtrenjtim të transaksioneve
Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Konsumatori” nëpërmjet një letre të hapur, kërkon nga institucionet kosovare që merren me çështje ekonomike, por edhe nga Ombudspersoni dhe Kuvendi i Kosovës, që të marrin masa ndaj bankave komerciale të cilat kanë ngritur në mënyrë enorme kreditë, por dhe shërbimet bankare.
Sipas “Konsumatorit”, shërbimet bankiere, jo vetëm ato për kredi, por edhe pagesat dhe transferet tjera janë ngritur nga 0,50 € deri në 1.50 €. Madje siç shkruan drejtori i kësaj organizate, Selatin Kaçaniku, taksat bankare mund të shkojnë deri në 2 euro që është jashtëzakonisht e lartë.
“Këto shqetësimet nuk i kanë marrë për bazë as bankat, as Banka Qendrore e Kosovës, as Asociacioni i Bankave, as Ministra e Financave, as Inspeksionet e Institucioneve financiares, askush”, thuhet në letër e Kaçanikut, ku kërkohet të ulen edhe transaksionet edhe kamatat.
Ai thotë se nga përgjigjet që ka marrë nga bankat thuhet se shtrenjtimi i transaksioneve bankare është bërë me qëllim që konsumatorët shumë shërbime t’i kryejnë nëpërmjet shërbimit me internet “E-banking. “Por edhe kjo është gjobë për konsumatorët”, konsideron Kaçaniku.
Kjo sjellje e keqe e bankave komerciale, që nuk përkon fare me kodin e mirësjelljes bankiere, sipas Kaçanikut, ndodhë në kohën kur duhet të implementohet marrëveshja e bashkëpunimit për kujdesin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
“Kjo Marrëveshje e bashkëpunimit u lidh dhe u nënshkrua mes MTI-së e BQK-së e në praninë e përgjegjësve të Bankës Botërore, zyra në Kosovë”, thuhet në reagimin e “Konsumatorit”.
Disa prej Bankave Komerciale, siç thuhet më tej, janë duke e shfrytëzuar për qëllime të rritjes së fitimeve mungesën e Ligjit për Sigurinë e klientëve të Institucioneve financiare dhe të Bankave.
“Veprimi në të njëjtën kohë dhe normat e nivelit të përafërt të kostos së shërbimeve bëjnë të dyshosh për marrëveshje, për veprime oligopole, për prishjen e rendit të konkurrencës së lirë dhe, natyrisht për prishjen e njëtrajtshme të kontratës me klientin e Bankave Komerciale”, thuhet në tej në reagim.
Ndryshe, kamatat e kredive në bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të jenë të lartat në rajon. Kjo paraqitet barrë e madhe për huamarrësit, qoftë për biznese apo individuale, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Kamatat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












