Futboll
Barazon Zvicra, pëson Kosova
Zvicra ka barazuar me Gjermaninë, kurse Kosova është mundur nga Greqia
Kanë përfunduar ndeshjet e dyta në grupe në Ligën e Kombeve.
Kosova ka pësuar humbje nga Greqia në Prishtinë 1:2, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë për mysafirët e shënoi Limnios që në minutën e dytë të ndeshjes. Dardanët u munduan me disa raste të barazojnë rezultatin, por pa sukses. Goli i dytë për Greqinë e realizoi mbrojtësi Siovas në minutën e 51-të.
Por, Kosova nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat me një super gol nga Bernard Berisha në minutën e 82-të. Kjo ishte e tëra nga kjo ndeshje. Greqia dhe Sllovenia kanë nga katër pikë, kurse Kosova dhe Moldavia nga një.
Ndërkohë, Zvicra ka barazuar me Gjermaninë 1:1. Golin e parë e ka realizuar Gundogan në minutën e 14-të. Ndërkohë, Ëidmer barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 58-të. Granit Xhaka ishte kapiten dhe luajti për 90 minuta, derisa Albian Ajeti nuk u inkuadrua fare.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













