Shqipëria
Basha e sheh si shqetësuese mbylljen e 1747 bizneseve
“Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij për keqësimin e të bërit biznes në Shqipëri. Ai ka thënë se është shumë shqetësuese, pasi vetëm vitin e fundit u mbyllen 1747 biznese.
“Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, ka shkruar Basha.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












