Lajme
Basha kërcënon Shqipërinë me trazira
“Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur..” deklaroi Basha
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, gjatë një fjalimi të tij në protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë, ka bërë thirrje për trazira, duke theksuar se “Nëse duan luftë, luftë do të ketë”. Ai thotë se ka ardhur koha që pushtetarët “ta kërkojë birën e miut” për t’u fshehur.
“Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht”, ka thënë Basha.
Ai akuzoi qeverinë se tenderët, koncesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim, raporton TCH.
Protestat kanë hyrë në ditën e shtatë , ndërsa shefi i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Lideri i Partisë Demokratike opozitare të qendrës së djathtë, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të votuar për një qeveri teknike, e cila “do të organizonte zgjedhje të lira dhe korrekte”.
Bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë do ta shkatërronte implementimin e reformës gjyqësore, që është kërkuar para se Shqipëria, më vonë këtë vit, t’i filloj ngociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AFP nga Tirana.
Kryeministri Edi Rama pat propozuar që opozita t’i dërgoj ligjvënësit vetëm për të siguruar miratimin e masave të ndërlidhura me reformën gjyqësore, derisa protesta vazhdon.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












