Lajme
Bashkatdhetarët ndihmojnë zjarrfikësit e Gjilanit
Flamur Mehuka, Nazim Bajrami dhe Reshat Avdullahi, bashkatdhetarë nga Zvicra i kanë dhuruar Shërbimit të Zjarrfikësve në Gjilanit, 47 pompa për intervenim në zjarre
Tre bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Zvicër, Flamur Mehuka, Nazim Bajrami dhe Reshat Avdullahi i kanë dorëzuar të martën Shërbimit të Zjarrfikësve në Gjilanit, 47 pompa për intervenim në zjarre. Këto ndihma konsiderohen tejet të rëndësishme për zjarrfikësit e Gjilanit.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Rexhepi ka falënderuar bashkatdhetarët nga Gjilanit për iniciativën e tyre, duke vlerësuar se këto mjete kanë qenë shumë të nevojshme për funksionimin e zjarrfikësve gjatë intervenimit.
“Ky donacion i cili sot ka ardhur sot nga bashkatdhetarët tanë që punojnë në Zvicër është më se i nevojshëm për Shërbimin e Zjarrfikësve, të cilit i kanë munguar këto pajisje dhe ne vërtet jemi shumë falënderues. Kotë pajisje janë shumë moderne dhe shumë të nevojshme për intervenim në rastet e zjarreve dhe në rastet ku ka tym”, tha drejtori Rexhepi.
Ky është një shembull shumë i mirë i ndihmesës së bashkatdhetarëve tanë, ndërsa ka apeluar edhe tek të tjerët që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë resor, ta bëjnë këtë, meqë ky shërbim punon në mbrojtjen e jetës, pasurisë sonë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Nga ana e tij, bashkatdhetari Flamur Mehuka, tha është shumë i lumtur që i ka sjell këto pajisje Shërbimit të Zjarrfikësve në Gjilan, duke paralajmëruar se pas disa javëve do t’i sjellin edhe 40 pompa të tjera.
“Unë jam pjesëmarrës i zjarrfikësve vullnetarë në Zvicër. Kam kërkuar nga komandanti ynë në Zvicër që t’i jap këto pajisje për zjarrfikësit në Gjilan, duke e ditur se e kanë shumë të nevojshme. Edhe në të ardhmen do t’ju ndihmojmë zjarrfikësit e Gjilanit për t’ju siguruar mjete të nevojshme të punës”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












