Kosova

Bashkatdhetarët nga Zvicra ndihmojnë punëtorin e lënduar

Bashkatdhetarët nga Zvicra kanë grumbulluar 4200 franga për Shefqetin, derisa ai në përgjithësi deri më tani ka mbledhur rreth nëntë mijë euro, kurse për operacion i nevojiten 26 mijë euro

Shefqet Mehmeti nga Dumnica e Podujevës ishte lënduar rëndë në vendin e punës, duke rënë nga kati i tretë.

Ai ka lënduar aq shumë këmbën e djathtë, duke rrezikuar të mbetet invalid. Megjithatë, atij i kanë ardhur në ndihmë bashkatdhetarët nga Zvicra, raporton ‘Klan Kosova’.

Ruhan Hajdari kishte ardhur nga Zvicra për t’i dhuruar një shumë simbolike parash, që i kanë mbledhur me bashkatdhetarët në xhaminë islamo-shqiptare në Winterthur të Zvicrës.

Bashkatdhetarët nga Zvicra kanë grumbulluar 4200 franga për Shefqetin, derisa ai në përgjithësi deri më tani ka mbledhur rreth nëntë mijë euro, kurse për operacion i nevojiten 26 mijë euro.

Mehmeti shpreson që të mund të ec sërish dhe të punojë.