Lajme
Bashkatdhetarët, të interesuar për funksionimin e Kuvendit
Presin angazhim më të madh nga institucionet
Shumë mërgimtarë po e vizitojnë Kuvendin e Kosovës. Për tri ditë me radhë Kuvendi do të presë bashkatdhetarët që janë të interesuar të njoftohen me punë e këtij institucioni, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtari B.K. tha se për shkak të rrethanave në Kosovë, ishte detyruar të mërgojë për një jetë më të mirë.
Ai më tej shtoi se është i interesuar për punë që bëhet në Kuvend dhe për organizimin.
“Për shkak të shumë rrethanave isha i detyruar të mërgoja. Që nga ajo kohë kam jetuar në Norvegji. Ato vite nuk ishin të lehta, por me duhet të ringritesha dhe të vazhdoja profesionin ku e kam lënë.
“Kësaj radhe shfrytëzova rastin ta bëj promovimin e librit tim Rilindja përkushtim dhe trishtim që ndërlidhet me ngjarjet e Kosovës nga viti 1983 deri në vitin 1999. Mendimi ishte që ta shfrytëzoja hapjen e Kuvendit për mërgimtarët që edhe ne si një pjesë e harruar e botës shqiptare të themi se jemi gjallë dhe mendojmë për vendin tonë”.
D.B., e cila jeton në Hamburg, e që është kandidate në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, tha se Qeveria e re është më e organizuar dhe angazhuar në proceset politike.
“Jam kandidate për zgjedhjet e Parlamentit gjerman. Këtë javë kam ardhur me familje për pushim. Kemi ardhur me pa Parlamentin e Kosovës. Shumë mirë po doket Parlamenti, është hera e parë”.
“Qeveria e re po më duket se është shumë më e organizuar dhe shumë e angazhuar. Na po e shohim se ka ndryshim dhe shumë po gëzohem qysh po ec Kosova”.
Një tjetër mërgimtar duke folur për vizitën në Kuvend, shtoi se Kosova është në një proces zhvillimi.
“…kam ardhur në Kosovë për një projekt dhe patëm mundësinë të vizitojmë Parlamentin e Kosovës dhe po na duket shumë mirë dhe aspektet historike kanë qenë në zemër të vizitës”, shprehet për ekonomia online.
“Në fakt, Kosova është në një proces të zhvillimit, kështu që nuk kam ende mundësi, por më duket shumë mirë aktualisht”.
Diellza Trolli-Mustafa tha se është shumë e interesuar në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë, raporton EO.
“Jam shumë e interesuar në politikë dhe jetën shoqërore dhe është arsyeja pse kam ardhur me vizituar Parlamentin e Kosovës. Mua më janë dukur shumë të angazhuar dhe një dëshirë për me ndryshuar vendin”.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














