Shqipëria
Bashkia e Tiranës bashkëpunim me projektin zviceran për kërkim shkencor
Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf, tha se ky bashkëpunim do të prodhojë të dhëna të sakta, të cilat do t’i shërbejnë politikave dhe vendimeve të Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës sjell risi në hartimin e politikave sociale në Shqipëri. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Menaxheri i projektit zviceran “PERFORM”, Martin Dietz, nënshkruan një marrëveshje e cila nxit kërkimet shkencore, ofron ekspertizë dhe të dhëna për bërjen e politikave sociale. Ky bashkëpunim synon të krijojë një brez kërkuesish të rinj, që do të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës në përkthimin e statistikave dhe rezultateve të marra nga terreni në politika konkrete, thuhet në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës.
Veliaj falënderoi miqtë zviceranë dhe u shpreh se edhe ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e politikëbërjes së Bashkisë së Tiranës dhe adresimin e problematikave në mënyrën e duhur, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ky projekt mundëson që studiuesit e rinj socialë të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e bashkisë për të evidentuar problematikat, si dhe për të dhënë zgjidhje afatgjate për to.
Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf, tha se ky bashkëpunim do të prodhojë të dhëna të sakta, të cilat do t’i shërbejnë politikave dhe vendimeve të Bashkisë së Tiranës. “Është e rëndësishme, që ju të keni politika vendimmarrëse të shëndetshme. Dy përbërës ndihmojnë në përçimin e vendimeeve: mekanizmi i konsultimit dhe analiza e të dhënave të sakta. Mendoj se ky projekt i adresohet përbërësit të dytë, ku mund të përfshihen kërkuesit e rinj. Vendimet e mira pothuajse gjithmonë bazohen mbi të dhëna. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për përdorimin e kërkimit për vendimmarrje të mira politike. Ky do të jetë një shembull i shkëlqyeshëm se si shkencat sociale mund të ndihmojnë autoritetet për të përmirësuar vendimmarrjen e tyre”, deklaroi ambasadori Graf.
“Ky program konsiston në punë praktike dhe të prekshme me Bashkinë në projekte politik-bërëse nga shkencëtarë të rinj të fushave sociale. Puna kërkimore do t’i shërbejë kërkuesve pjesëmarrës në këtë program, por edhe Bashkisë, duke i dhënë eksperiencë në marrjen dhe përdorimin e të dhënave në politikëbërje. Projektet kërkimore janë raste reale. Programi do të mundësojë mentorim të kërkuesve për të garantuar punime cilësore, si dhe mbështetje për personelin e Bashkisë në përdorimin e evidencave në ciklin e politikëbërjes”, u shpreh Martin Dietz, Menaxher Projekti pranë “PERFORM”.
Bazuar në këtë marrëveshje, Bashkia ka identifikuar një numër temash/fushash për të cilat nevojitet kërkim profesional, duke ja përcjellur “PERFORM”. Programi do ta delegojë punën kërkimore për temat e përzgjedhura tek akademikë dhe studiues të rinj. Kërkuesit do të trajnohen në mënyrë që ta orientojnë punën e tyre drejt rekomandimeve për politika dhe vendimmarrje. Në fazën finale të bashkëpunimit, Bashkia do të ketë një masë të mirë me studime dhe rekomandime për të zhvilluar politikat dhe vendimet e saj.
Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë politikëbërjen bazuar në kërkim shkencor dhe në të dhëna. Kjo do të realizohet përmes tre përbërësve: fuqizimin e komunitetit të kërkuesve të shkencave sociale, forcimin e lidhjeve mes kërkuesve dhe politikëbërësve, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme e të mekanizmave financiarë për zhvillimin e kërkimit shkencor në vendin tonë.
PERFORM do të angazhojë ekspertë nga International Centre for Policy Advocacy (ICPA) dhe Akademia e Studimeve Politike (ASP) – një tjetër institucion me mbështetje zvicerane – për të rritur kapacitetet e studiuesve, të cilët do të punojnë për projektet kërkimore. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











