Të tjera
Basketbollistja kosovare do të luajë në SHBA
Basketbollistja kosovare, Agnesa Rrahmani, së shpejti pritet të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FBK ka njoftuar se Rrahmani ka nënshkruar kontratë me bursë të plotë me kolegjin “Weatherford” në Amerikë, përcjell albinfo.ch.
“Pas pesë vjetëve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë kampionate evropiane, mora vendimin të vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në SHBA u mundësua nga “New Sports Agency” që të nënshkruaj kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra “Weatherford College””, është shprehur Rrahmani për faqen zyrtare të FBK-së.
Po ashtu edhe vetë basketbollistja tha se kjo është një mundësi mjaft e mirë për të.
“Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”, tha Rrahmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













