Lajme

Bazeli hedh poshtë propozimin për t’u dhënë majmunëve të drejta të veçanta

Majmunët nuk do të kenë të drejtat themelore në kushtetutën e qytetit të Bazelit

Pas një debati të nxehtë dhe të diskutueshëm në parlamentin kantonal, deputetët vendas hodhën poshtë propozimin për t’u dhënë majmunëve të drejta themelore në kushtetutën e qytetit të Bazelit, transmeton albinfo.ch.

Një nga arsyet e refuzimit ishte argumenti se majmunët nuk duhet të jenë ligjërisht më të mirë se speciet e tjera inteligjente të kafshëve, si derrat. U argumentua gjithashtu se primatët e mbajtur në kopshtin zoologjik të famshëm të Bazelit nuk do të ndikoheshin drejtpërdrejt nga të drejtat themelore të parashikuara në ligj.

Në fund të fundit, primatët njerëzorë do të duhet të vendosin: çështja do të votohet në referendumin kantonal në shkurt 2022. /Albifo.ch.