Jeta në Zvicër
Bazeli ndalon për shkaqe sigurie shënimin e 120 vjetorit të cionizmit
Koha e mbetur deri në fund të muajit gusht nuk është e mjaftueshme që policia dhe autoritetet tjera të sigurisë të marrin të gjitha masat e nevojshme që garantojnë siguri
Solemniteti me rastin e shënimit të jubileut, 120 vjetorit të kongresit të parë cionist në botë është anuluar. Ai pritej të mbahej nga fundi i muajit gusht në Bazel, ku dhe është mbajtur kongresi i përmendur në vitin 1897, shkruan srf.ch. Qeveria e Kantonit të Bazelit, ka njoftuar të premten opinionin se mbajtja e këtij manifestimi duhet të ndalohet për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.
Koha e mbetur deri në fund të muajit gusht nuk është e mjaftueshme që policia dhe autoritetet tjera të sigurisë të marrin të gjitha masat e nevojshme që garantojnë siguri, transmeton albinfo.ch. Në rast se organizatorët duan që në një moment kohor të mëvonshëm të realizojnë një manifestim të tillë në Bazel, Qeveria e Kantonit është e gatshme për të ofruar bashkëpunim.
Kongresi i parë cionist është mbajtur në vitin 1897 në Bazel të Zvicrës. Ai konsiderohet sot si një gur në themelin e lëvizjes së njohur cioniste dhe si hap i parë i cili ka çuar në themelimin e shtetit të Izraelit, në vitin 1948.
Në vitin 1997 në Bazel ishte mbajtur manifestimi për shënimin e 100 vjetorit të mbajtjes së kongresit të përmendur.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










