Bota
BE, 700 milionë shteteve anëtare, për krizën e refugjatëve
Është hera e parë që në Bruksel caktohet një fond emergjent për tejkalimin e një krize humanitare në një shtet brenda Bashkimit Evropian
Për zbutjen e krizës së refugjatëve, Komisioni i BE-së planifikon që të ndihmojë shtetet anëtare që përballen drejtpërdrejt me fluksin migrator me 700 milionë euro. 300 milionë nga kjo shumë pritet të rrjedhin qysh gjatë këtij viti, ndërsa nga 200 milionë në dy vitet e ardhshme, njofton reuters.
Kjo shumë tashmë është ndarë me këtë destinim në buxhetin e BE-së.
Është hera e parë që në Bruksel caktohet një fond emergjent për tejkalimin e një krize humanitare në një shtet brenda Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch. Shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian mbetet ende që të miratojnë planet që parashikojnë këtë rindarje brenda buxhetit të BE-së. Por, me këtë rast nuk do te preken mjetet e ndara për ndihma jashtë BE-së.
Shuma e përmendur e parave do t`i jepet para se gjithash Greqisë, ku tashmë sipas OKB-së kanë ardhur përmes rrugës detare dhjetëra mijë refugjatë.
Por edhe shtetet si Hungaria, Sllovenia, Kroacia ashtu si dhe shtetet joanëtare si Serbia do të përfitojnë nga BE-ja strehimore te përkohshme, produkte higjenike dhe mjekësore.
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave Rrugët në Zvicër ku qeveria planifikon të largoj bllokimet e trafikut... -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar












