Kosova
BE: Bisedimet Kosovë – Serbi duhet të vazhdojnë në korrik
Është bërë e ditur se Bashkimi Evropian është i mendimit se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk kanë alternativë dhe ato duhet të vazhdojnë muajin e ardhshëm. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se “kur flasim për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, flasim për bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian”, përcjell albinfo.ch.
Dje u anulua një takim i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump.
Duket që planet dështuan, pasi që të enjten Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë publikoi akuzat ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit.
Zëdhënësi Stano tha se BE-ja pret që “autoritetet e Kosovës do të vazhdojnë të angazhohen në përkushtimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe punës e mandatit të Prokurorisë së Posaçme”. Ai ritheksoi se Bashkimi Evropian pret që bisedimet të rifillojnë në muajin korrik, sikundër ishte paralajmëruar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian Miroslav Lajçak, i cili këtë javë i dha fund një vizite në rajon.
Për datën 10 korrik është paralajmëruar që në Paris palët të bisedojnë në një takim të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Ambasada franceze në Prishtinë shkroi në rrjetin Twitter se “Franca dhe Gjermania presin rifillimin e shpejtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me kancelaren (Angela) Merkel, presidenti (Emmanuel) Macron mbetet i gatshëm të jetë mikpritës i një takimi të lartë në Paris”, thuhet në postimin e kësaj ambasade. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt Rregullat e reja për dhurimin e gjakut dhe testimi vjetor i sistemit kombëtar të alarmit janë... -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor -
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit














