Lajme
BE: Bjellorusia po përdor “taktika prej gangsterësh”
Situata është alarmante, mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhën të martën përreth zjarreve në pyjet përgjatë kufirit Bjellorusi – Poloni. Rrethimet me tela me gjemba dhe rojat kufitare polake ua kanë ndaluar kalimin për në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, BE-ja u zotua për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë, duke e akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko se po përdor “taktika prej gangsterësh” gjatë kësaj periudhe që ka krijuar një ngërç në kufi dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën të paktën shtatë emigrantë.
Polonia dhe vendet e tjera anëtare të BE-së e akuzojnë Bjellorusinë se po i inkurajon emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika të kalojnë ilegalisht kufirin për në BE, si formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut për shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak, BE-në, në një mënyrë të paprecedentë”, tha presidenti polak, Andrzej Duda, gjatë një konference për shtyp në Varshavë. “Kemi aktualisht një kamp emigrantësh që janë bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1 mijë veta atje, shumica djem të rinj. Këto janë veprime agresive që duhet t’i zmbrapsim, në përmbushje të detyrimeve tona si anëtarë të Bashkimit Evropian”.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters panë rojat kufitare polake ndërsa ndalonin një grup emigrantësh kurdë nga Iraku në një pyll në anën polake të kufirit mbasditen e së martës. Ekipet e mjekësisë u dhanë batanije të Kryqit të Kuq disa prej emigrantëve. Një grua e moshuar nuk ecte dot.
OJQ-ja “Grupa Granica” (Grupi i Kufirit) tha se grupi përbëhej nga 16 emigrantë, nëntë prej tyre fëmijë. Ata thanë se grupi në fjalë ishte dërguar mbrapsht katër herë nga rojat kufitare të të dyja vendeve që kur kishin arritur të kalonin kufirin më 24 tetor.
“Kërkoj azil në Poloni”, thuhet në një mesazh të shkruar në anglisht në një copë letër që mbante në dorë një burrë në moshë të mesme.
Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi trupat polake të dislokuara në kufi, tha se emigrantët po përdoren nga Bjellorusia në kuadrin e “një lloji të ri lufte, në të cilën njerëzit përdoren si mburoja”.
Qeveria e Lukashenkos, që mbështetet nga Rusia, mohon të ketë orkestruar krizën e emigrantëve dhe fajëson Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vuajtjet e njerëzve që janë bllokuar në kufi.
Qeveria bjelloruse thirri të martën atasheun ushtarak të Polonisë për të protestuar ndaj atyre që i quan akuza të pabaza për përfshirjen e personelit ushtarak bjellorus në këtë krizë./VOA
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












