Lajme
BE: Cilat vende kanë numrin më të ulët të martesave?
Të dhënat nga vendet e Bashkimit Evropian tregojnë se numri i martesave sa vjen e bie, ndërsa numri i divorceve është në rritje.
Sipas të dhënave të Eurostat, që prej vitit 1964, për qindja e martesave në BE ka rënë nga 8 për 1 mijë persona, në 4.3 për 1 mijë persona në vitin 2019.
Në të njëjtën kohë, divorcet kanë kaluar dyfishimin, ku nga 0.8 për 1 mijë persona që ishte më 1964, ka shkuar në 1.8 për 1 mijë persona më 2019.
Vendi me numrin më të lartë të martesave për numër popullsie ishte Qiprom ndjekur nga Lituania, Letonia dhe Hungaria.
Kurse vendi me numrin më të ulët të martesave rezulton Italia me vetëm 3 martesa për 1 mijë banorë. Më pas vijnë Portugali dhe Sllovenia.

Sa u përket divorceve, numri më i ulët është shënuar në Maltë dhe Irlandë, ku janë regjistruar 0.7 divorce për 1 mijë persona. Ndërsa, numri më i lartë i ndarjeve të çifteve ka ndodhur në Letoni, Lituani dhe Luksemburg. /Euronews

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












