Lajme
BE-ja i kërkon Gjermanisë të investojë në energji të rinovueshme
Gjermania duhet të investojë më shumë në burimet e energjisë së ripërtërishme dhe të largohet nga lëndët djegëse fosile, porositi Komisioni Evropian më 24 maj.
Komisioni, që është krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, këshilloi ekonominë më të madhe në Evropë që të reduktojë më tej varësinë e saj ndaj lëndëve djegëse fosile. Kjo kërkesë është në kuadër të disa rekomandimeve të politikave ekonomike, që janë pjesë e një analize më të gjerë që u është prezantuar shteteve anëtare të BE-së.
Komisioni Evropian theksoi nevojën që qeveritë e BE-së të ulin mbështetjen për amvisëritë dhe bizneset sa u përket kostove të larta të energjisë elektrike dhe të përdorin kursimet për të paguar borxhin e akumuluar që nga pandemia e koronavirusit.
“Përderisa çmimet e energjisë kanë rënë së fundmi, ne ende përballemi me shumë sfida”, tha zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis, përmes një deklarate, duke vënë në pah nivelin e lartë të inflacionit në shtetet e bllokut evropian./Reuters
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













