Bota
BE-ja i ofron 700 milionë euro ndihma Greqisë për refugjatët
Brukseli i ka ardhur në ndihmë Greqisë për të përballuar fluksin e mijëra refugjatëve që po tentojnë të kalojnë kufirin nga Turqia. BE-ja apelon Turqinë të mos e shfrytëzojë situatën politikisht.
Bashkimi Europian i ka ofruar Greqisë 700 milionë euro për të fortifikuar kufijtë e saj tani që Turqia ka hapur portat për refugjatët drejt Europës, përcjell albinfo.ch.
Ministrat e brendshëm dhe kryediplomatët e BE-së u takuan në Bruksel për bisedime urgjente rreth krizës migratore më të rëndë që nga viti 2015.
Ankaraja thotë se nuk ka më kapacitetet për të strehuar rreth 4 milionë emigrantë, shumica sirianë, të larguar nga zonat e konfliktit.
“Turqia nuk është armikja jonë, por as njerëzit nuk janë armë. Duhet t’i kujtojmë këto dy parime në ditët e vështira që do të vijnë. Tani është koha për veprime të koordinuara dhe gjakftohtësi”, deklaroi Margaritis Skinas, zyrtari më i lartë i BE-së për emigracionin.
BE-ja shprehu solidaritet edhe me vendimin e Greqisë për të pezulluar procedurat dhe të drejtat e personave për të kërkuar azil, nismë që është qortuar nga grupet për të drejtat e njeriut.
“E drejta e azilit nuk do të thotë që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mund të dërgojë drejt Bashkimit Europian sa emigrantë të dojë”, shtoi komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme.
Me një deklaratë të përbashkët, ministrat europianë i kanë bërë thirrje Ankarasë të mos tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2016 për refugjatët dhe të mos i përdorë ata për presion politik.
Marrëveshja parashikon shpërndarjen e 6 miliardë dollarëve mbështetje financiare, por deri tani Turqisë i është paguar vetëm gjysma.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër











