Lajme
BE-ja i ndan një shteti 105 milionë euro për të frenuar migrimin
Bashkimi Evropian do t’i ndajë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar migrimin e parregullt, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis.
Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vjetët e fundit, tha Von der Leyen, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Von der Leyen tha se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.
Shefja e Komisionit Evropian i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin tunizian, Kais Saied.
Përfaqësuesit evropianë kanë shtyrë përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












