Jeta në Zvicër
BE-ja nuk i pranon refugjatët nga Zvicra
Sistemi Dublin nuk punon si duhet me Zvicrën. Riatdhesimi në vendet fqinje evropiane ka dështuar me mosgatishmërinë e shteteve mike.
Gati 15 mijë azilkërkues në Zvicër më 2014 ishte planifikuar të riatdhesohen në vendet e tjera evropiane. Por, gatishmëria e shteteve anëtare për të pranuar azilkërkuesit ishte aq vogël si kurrë më parë. Vetëm 2638 refugjatë mund të zhvendosen në vendet e tjera evropiane, raporton “NZZ am Sonntag”.
Pëqindja e riatdhesimit në raport me kërkesat raportohet të jetë vetëm 17.7 për qind. Më 2013 përqindja ishte ende në 43 për qind. Shifrat vijnë nga një raport nga ana e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP).
Arsyeja kryesore për këtë zhvillim qëndron në Itali. Atje në vitin 2014 përfunduan 170 mijë refugjatë nga Afrika e Veriut. Shumë prej tyre kanë udhëtuar për në Zvicër dhe në vende të tjera evropiane pa asnjë evidentim nga autoritetet italiane.
Mbledhja e të dhënave biometrike të azilkërkuesve është e detyrueshme sipas Marrëveshjes së Dublinit dhe është konsideruar si dëshmi e sigurt e një personi që kërkon azil për herë të parë në vendin përkatës dhe mund të riatdhesohet në vendin tjetër.
Azilkërkuesit, të cilët aktualisht kanë hyrë në vend nga pikë kalimi kufitar Ticino, pjesa më e madhe nuk ishin regjistruar nga Italia.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













