Lajme
BE-ja po bën plane nëse i ndalet gazi rus
Komisioni Evropian ka propozuar një zvogëlim vullnetar prej 15 për qind të përdorimit të gazit rus për vendet e Bashkimit Evropian, në rast se ndalen furnizimet në Evropë.
“Ne duhet të përgatitemi për ndalje totale të gazit rus, dhe ky është skenar i mundshëm”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para gazetarëve më 20 korrik.
Blloku evropian ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, pas nisjes së sulmit të paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.
Këto masa kanë nxitur Moskën që të zvogëlojë sasitë e energjisë që çon në disa vende të BE-së.
Kush kujt do t’ia ndalë i pari gazin?
“Rusia është duke na shantazhuar neve. Rusia është duke e përdorur energjinë si armë. Prandaj, në çfarëdo rasti, qoftë i pjesshëm, ndalje e madhe, apo ndalje totale e gazit rus, Evropa duhet të jetë gati”, ka thënë von der Leyen.
Sipas këtij propozimi, zvogëlimi prej 15 për qind do të mund të zgjasë nga 1 gushti deri më 31 mars, dhe do të kalkulohet në bazë në të mesatareje përdorimi që është raportuar në periudhën e njëjtë të viteve 2016-2021.
Komisioni mund ta bëjë këtë cak si të detyrueshëm nëse vlerëson se ka rrezik të madh të ndaljes së gazit për BE-në.
Për t’u miratuar, propozimi duhet të ketë një shumicë prej 15 anëtarëve – nga 27 sa janë në total – apo mbështetje nga vendet që përfaqësojnë të paktën 65 për qind e popullsisë së bllokut.
Kriza e gazit, Gjermania në gatishmëri termocentralet
Diplomatët evropianë do të diskutojnë këtë propozim më 22 korrik, me mundësi të miratimit të tij në një takim tjetër të ministrave të Energjisë më 26 korrik.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar për fuqinë që mund të ketë presidenti rus, Vladimir Putin nëse e kthen energjinë në armë dhe bllokon ekonomitë e bllokut evropian.
“Ndalesa e pjesshme e gazit është duke ndikuar tashmë në rritjen ekonomike evropiane, andaj një ndalesë totale do të ishte shumë më e rëndë”, ka thënë FMN.
Sipas këtij institucioni, bruto-prodhimi i brendshëm (GDP) në vendet anëtare të BE-së, sikurse Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke, mund të tkurret në deri 6 për qind./REL
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












