Kriza në Ukrainë

BE jep edhe 2.5 miliardë euro për Ukrainën

Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë me dije presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një postim që ka bërë në Twitter.

“Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën. Ne po planifikojmë të miratojmë edhe 18 miliardë euro për vitin 2023, për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës”, shkruan ajo.

Më tej ajo thekson se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.