E-Diaspora
BE kërkon nga Ballkani të sigurojë strehim për refugjatët
Komisioni Evropian (KE) ka kërkuar nga vendet përgjatë rrugës ballkanike që çon në BE, për të bërë më shumë për të ofruar strehim për njerëzit që ikin nga konfliktet apo varfëria, duke theksuar se “është e nevojshme për të përshpejtuar në sigurimin e kapaciteteve të pranimit për refugjatët”, raporton AP .
Sipas tyre vetëm rreth gjysma e 50 mijë vendeve të cilat janë premtuar vitin e kaluar nga liderët e vendeve të Ballkanit.
Raporti vlerëson se vendet e Ballkanit “duhet tani urgjentisht të përshpejtojnë procedurat për të siguruar kapacitetet e pranimit.
” Në këtë dokument theksohet se reagimi ndaj Greqisë gjatë krizës së refugjatëve mbetet shumë i ngadaltë dhe se vendi nuk i kthen prapa numrin e mjaftueshëm të emigrantëve të cilët nuk mund të kualifikohen për azil.
I njëjti dokument thotë se rreth 20 mijë emigrantë janë dëbuar që nga fillimi i vitit të kaluar, por mbetet numër i pamjaftueshme duke pasur parasysh se më shumë se 800 mijë mbërritën vitin 2015.
Njeriu që është në krye të politikave të imigracionit të Komisionit Evropian, greku Dimitris Avramopoulo, tha të mërkurën se ata i dërguan një letër vendeve anëtare me një “mesazh të qartë dhe të fortë” për të përshpejtuar zhvendosjen e refugjatëve nga Greqia dhe Italia e mbingarkuar.
Komisioneri grek tha se letra është dërguar në të gjitha 28 vendet anëtare pasi vetëm 497 refugjatë janë zhvendosur në shtetet e tjera anëtare nga një total prej 160 mijë refugjatëve, që kishin rënë dakord shtatorin e kaluar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











