Lajme

BE-ja, listë të shteteve, me të cilat do të hapë kufijtë

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik, kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen – dhe kush do të ndalohet.

Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milionë raste, nuk është në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet se janë në listën e moshyrjes, për shkak të përgjigjeve të tyre ndaj virusit.

Të enjten, zyrtarët evropianë nuk arritën të marrin një vendim, mbi të cilin vendet do të ndalohen nga hyrja edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, me një diplomat të BE-së, duke i thënë Euronews se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.

Euronews ka marrë nga burimet diplomatike të BE-së listën e plotë të vendeve, për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës dhe mund të konfirmohet që Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në të.

Lista e plotë e vendeve:

Qyteti i Vatikanit

Monaco

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukrainë

Shqipëri

Turqi

Kosovë

Republika Popullore Demokratike e Koresë

Turkmenistan

Vjetnam

Kinë

Tajlandë

Myanmar

Mongoli

Japoni

Koreja e Jugut

Gjeorgji

Butan

Liban

Indonezi

Uzbekistan

Indi

Taxhikistan

Kazahstan

Palau

Zelandë e Re

Australi

Dominica

Bahamas

Shën Lucia

Uruguay

Xhamaika

Kubë

Guyana

Paraguaj

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanadaja

Angolë

Tunizi

Namibia

Uganda

Mozambik

Mauritius

Zambia

Rwanda

Etiopi

Marok

Algjeri

Egjipt