Lajme
BE-ja, në luftë me Twitter
Komisioni Evropian ka akuzuar hapur Twitter se ka zgjedhur përballjen duke mos respektuar kodin vullnetar të sjelljes të BE-së kundër dezinformimit online.
Kodi vullnetar, i publikuar në 2018-n, aktualisht përfshin 44 platforma online, me Twitter që është kompania më e madhe dhe e vetme që nuk e ka respektuar. Për Komisionin, ky është një vendim i gabuar.
“Ne besojmë se ky është një gabim. Se Twitter ka zgjedhur përplasjen. Kjo u vu në dukje në Komision. Unë e di që kodi ynë është vullnetar, por mos bëni gabim, duke braktisur kodin, Twitter ka tërhequr shumë vëmendje dhe veprimet e tij dhe përputhja e tyre me ligjet e BE-së do të kontrollohet në mënyrë të rreptë dhe urgjentisht”, tha Vera Jourova, zv.presidente e Komisionit Evropian, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Nëntorin e kaluar, miliarderi Elon Musk përfundoi blerjen e rrjetit social, duke ndërmarrë reforma të mëdha, përfshirë daljen nga kodi evropian i sjelljes, që nuk është i detyrueshëm.
Kjo do të thotë se për momentin Twitter nuk do të jetë pjesë e një sistemi vullnetar për gjenerimin e përmbajtjeve të inteligjencës artificiale që Komisioni njoftoi të hënën.
Synimi është të ndihmojë përdoruesit online të identifikojnë atë që bëhet përmes Inteligjencës Artificiale, me qëllim luftimin e dezinformimit.
“E kam thënë disa herë, që ne e kemi për detyrë mbrojtjen e lirisë së shprehjes, por kur bëhet fjalë për produktet e Inteligjencës Artificiale, nuk besoj se kompjuterët mund të kenë liri shprehjeje”, u shpreh Vera Jourova, zv.presidente e Komisionit Evropian.
Komisioni kërkon të ketë një sistem etiketimi të Inteligjencës Artificiale, që të vihet në punë sa më parë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri










