Bota

BE: Nuk ka viza për britanikët

Pas Brexit, qytetarët e Britanisë së Madhe që udhëtojnë në zonën Schengen për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një periudhë prej gjashtë muaj) duhet të të udhëtojnë pa pasur nevojën e një vizë, është marrëveshja që ambasadorët e BE-së i kanë propozuar Kryesisë së Këshillit.

Sipas rregulloreve të BE-së, heqja e vizës jepet në kushtet e reciprocitetit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Londra ka deklaruar se nuk ka ndërmend të vendosë viza për qytetarët BE që udhëtojnë për në Britaninë e Madhe për qëndrime të shkurtra.

Në rast se Londra paraqet një detyrim për vizë për qytetarët e së paku një shteti anëtar në të ardhmen, do të zbatohet mekanizmi ekzistues i reciprocitetit.