Të tjera
BE paralajmëron Serbinë: Kushdo që mohon gjenocidin në Srebrenicë, nuk ka vend në BE
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian ka një qëndrim shumë të qartë kur bëhet fjalë për gjenocidin e Srebrenicës dhe se çdo shtet që e mohon se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid nuk ka vend në BE.
“Kur bëhet fjalë për Srebrenicën, e çështjen e gjenocidit në Srebrenicë, qëndrimi i BE-së dhe i institucioneve të BE-së është shumë i qartë dhe përsëritet çdo korrik në përvjetorin e kësaj ngjarje të tmerrshme në historinë evropiane. Nuk vihet në dyshim fakti se kishte gjenocid në Srebrenicë. Nuk mund të ketë asnjë mohim apo relativizim të gjenocidit në Srebrenicë. Nëse ka pasur gjenocid apo jo, nuk është çështje opinioni, por është vendim i organeve ndërkombëtare gjyqësore. Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavi (ICTE) dhe trupat tjerë ndërkombëtarë gjyqësorë, kanë thënë qartë se kishte gjenocid në Srebrenicë. Të gjithë duhet të pranojnë këtë, të respektojnë dhe të gjithë që tentojnë ta vënë në dyshim nuk kanë vend në Evropë”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencë për media.
Stano ka shtuar se BE-ja s’do të tolerojë askënd që mohon gjenocidin.
“Këtë u themi gjithë partnerëve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Presim të gjithë akterët politikë në Ballkanin Perëndimor që të frenohen nga çdo veprim apo retorikë, që vë në dyshim kredencialet e tyre evropiane, e të shihet kjo si mohim i gjërave të tmerrshme që ndodhën në Srebrenicë”, ka thënë Stano.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












