Lajme
BE pezullon planin e taksës digjitale
Uashingtoni e konsideron këtë projekt diskriminues për kampionët e tij të teknologjisë, si Amazon, Google ose Facebook
Brukseli ra dakord për të ngrirë projektin e tij për një taksë digjitale europiane, shumë e kritikuar nga SHBA, në mënyrë që të mos rrezikojë marrëveshjen historike mbi taksimin e kompanive shumëkombëshe.
“Suksesi i këtij procesi do të kërkojë një shtytje përfundimtare nga të gjitha palët dhe KE është i përkushtuar të përqendrohet në këtë përpjekje. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të ndërpresim punën tonë mbi një propozim taksash digjitale”, tha një zëdhënës i Komisionit, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Projektligji i taksave digjitale i BE-së, që do të paraqitet në korrik, është thënë të jetë një nga burimet e reja të planifikuara për të financuar paketën e saj stimuluese prej 750 miliardë eurosh.
Uashingtoni e konsideron këtë projekt diskriminues për kampionët e tij të teknologjisë, si Amazon, Google ose Facebook.
Sekretarja Amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e pranishme sot në Bruksel për një takim me ministrat europianë të Financave (Eurogroup), i bëri thirrje BE-së të dielën për ta rishikuar atë.
Megjithëse nuk është bërë ende publike, Komisioni Europian ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ai do të ishte në përputhje me marrëveshjet e OECD-së dhe se nuk synonte gjigantët amerikanë, por do të prekte mijëra kompani, përfshirë ato në Europë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve













