Lajme
BE po armatoset, miraton pako ushtarake në vlerë 1.5 miliardë euro
Komisioni Evropian propozoi miratimin e një pakete me vlerë 1,5 miliardë euro për një program të ri ushtarak që do të financohet nga buxheti i Bashkimit Evropian për periudhën 2025-2027.
Programi i ri kërkon që 27 vendet anëtare të blejnë bashkërisht të paktën 40% të pajisjeve ushtarake deri në vitin 2030. Gjithashtu, sipas propozimit kërkohet që shitblerja e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake brenda unionit të përbëjë 35% të gjithë kësaj industrie në BE.
“Për të rritur gatishmërinë e industrisë së mbrojtjes shtetet anëtare duhet të investojnë më shumë, më mirë, bashkë dhe në mënyrë europiane”, tha Komisioni përmes një deklarate për mediat.
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë që shumë shtete të BE-së të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, por zyrtarë të unionit thonë se kjo nuk mjafton dhe se përpjekjet duhen bërë bashkërisht. Komisioni beson se industria e mbrojtjes duhet të përgatitet më mirë për sfidat e reja, si rritja e papritur e kërkesës për municione ushtarake.
Pikërisht municionet i kërkoi me ngulm nga Tirana edhe Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili propozoi që Ukraina t’i prodhojë ato me vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipërinë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












