Ukraina
BE: Serbia duhet t’ia vendosë sanksionet Rusisë
Dy mesazhe të pakëndshme ka marrë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. E para ishte një mesazh i qartë se BE-ja pret që të gjitha vendet e rajonit të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe e dyta ishte njoftimi i ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz, se vendi do të paraqiste kërkesë formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Siç e kishte pranuar edhe vetë Vuçiq, këto dy tema janë aq të vështira për Serbinë, saqë ai kishte thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Deri më tani, Serbia ka arritur disi t’i rezistojë presionit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë të gjitha vendet e tjera.
Siç shkruan mediumi kroat Jutarni List, edhe pse disa përfaqësues të institucioneve të BE-së janë përpjekur të relativizojnë pikëpamjet e Serbisë dhe të tregojnë mirëkuptim, shumë shtete anëtare janë të indinjuar nga pikëpamjet e Beogradit dhe po kërkojnë qartë që Serbia të vendosë përfundimisht në cilën anë dëshiron të jetë.
Pakoja e gjashtë e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë
Borel ka falënderuar dje të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbështetur BE-në në qëndrimet e tyre në lidhje me Rusinë. Përveç Serbisë, të gjitha vendet në rajon mbështetën sanksionet kundër Rusisë, por kishte votuar në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Megjithatë, për BE-në kjo nuk mjafton dhe se ata po kërkojnë nga Serbia të mbështesë sanksionet dhe sigurisht të mos lejojë që ato të anashkalohen.
Në fjalimet e tij, Vuçiq u përpoq t’i shpjegojë publikut problemet me të cilat po përballet Serbia, aq më tepër që edhe nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, ajo mund të marrë naftë dhe gaz vetëm përmes vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Kroacisë.
Sa i përket Kosovës, presidenti serb beson se me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova ka shkelur obligime të ndryshme, përfshirë Marrëveshjen e Washingtonit.
Në anën tjetër, Kosova beson se angazhimi ka qenë për një moratorium njëvjeçar dhe kërkesa për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e më pas në Partneritetin për Paqe në NATO, ku me këto pritet të forcohet subjektiviteti juridik ndërkombëtar i shtetit.
Këshilli i Evropës ka konfirmuar se ka pranuar aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim. /KP
Të ngjashme
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












