Bota

BE shton numrin e vendeve në listën e zezë

Bashkimi Evropian ka shtuar 10 vende dhe territore në listën e të ashtuquajturave “strehë e taksave”.

Në një takim zyrtarët e BE-së duhet të miratojnë këtë listë të re, e cila më 12 mars do të konfirmohet nga ministrat e financave të Bashkimit, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar të BE-së.

Lista e deri më tani ishte me pesë vende dhe territore: Samoa, Trinidad dhe Tobago, dhe tre territore amerikane – American Samoa, Guam dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.

Ata duhet të bashkohen Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, territori britanik i Bermudave dhe ishujt e tjerë të Karaibeve dhe Paqësorit, tha zyrtari i BE-së.

Reuters kujton se 62 vende dhe territore anembanë botës janë zotuar të përshtaten me standardet e taksave të BE. Ata u kërkuan të ndryshojnë rregulloret e tyre deri në muajin shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bermuda nuk e kanë bërë ende këtë, por sipas zyrtarëve të lartpërmendura, BE-ja ende po mendon zgjatjen e afatit.