Lajme
BE-ja u dërgon mesazh liderëve serbë të Bosnjës
Udhëheqja serbe e Bosnjës rrezikon sanksione dhe humbje ndihme nëse vazhdon të nxisë tensione midis komuniteteve boshnjake me retorikë nxitëse, siç përdoret gjatë festimeve të ditës së shtetësisë së saj të dielën, tha BE të hënën.
9 janari shënon datën kur më 1992 serbët e Bosnjës shpallën pavarësinë, duke shkaktuar një luftë, në të cilën u vranë 100,000 persona. Kjo përkon edhe me festën e krishterë ortodokse serbe.
Ishte ky komponent fetar që bëri që Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ta shpallte festën të paligjshme, pasi ajo diskriminonte komunitetet katolike kroate dhe myslimane boshnjake të rajonit.
“BE dënon me vendosmëri retorikën negative, përçarëse dhe nxitëse të përdorur nga udhëheqësit e Republika Srpska gjatë festimeve të 9 janarit këtë të diel”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së në një deklaratë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim të plotë me përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një perspektivë që mund të bazohet vetëm në një Bosnjë të vetme, të bashkuar, sipas zëdhënësit, shkruan Reuters, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















