Lajme
BE u kërkon shteteve të përgatiten për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus
Në një dokument politikash që do të miratohet të mërkurën (18 maj), Komisioni Evropian u kërkon vendeve anëtare të BE-së që të shtojnë përgatitjet për një “ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus”
Kjo kërkesë vjen duke marrë parasysh masat emergjente si një kufi i përkohshëm në çmimet e gazit, njofton Euractiv.
Pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë në prill, Komisioni po u kërkon vendeve anëtare të BE-së të përgatiten për një “shok furnizimi” në shkallë të plotë.
Gazi natyror është tregtuar me rreth 100 €/MWh që nga mesi i marsit, një rritje shtatëfish në krahasim me çmimet mesatare afatgjatë, me ngritje të herëpashershme në 200 €/MWh, të shkaktuar kryesisht nga mungesa e furnizimeve nga Rusia. Kjo ka çuar në një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, e përcaktuar kryesisht nga prodhimi rezervë i energjisë nga termocentralet me gaz.
Dhe, ndërsa masat e mëparshme të miratuara në vjeshtë ishin kalibruar për të adresuar një situatë me çmime të larta të qëndrueshme të gazit, “një grup i ndryshëm masash mund të bëhet i vlefshëm për t’u marrë në konsideratë në rast të një ndërprerjeje të papritur në shkallë të gjerë apo edhe të plotë të furnizimit me gaz rus që çon në çmimet e padurueshme të larta të gazit dhe furnizimi i pamjaftueshëm i gazit”, thotë ekzekutivi i BE-së në draft dokumentin e politikës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën