Të tjera
BE vërejtje Serbisë: Mohimi i gjenocidit s’ka vend në Evropë
Ky reagim vjen pasi që një dioqezë e Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Çikago të SHBA-së, ka dekoruar të dënuarin për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshelin.
Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme. Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian ua ka tërhequr vërejtjen udhëheqësve politikë e fetarë në Serbi.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane”, ka porositur Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së në një prononcim me shkrim, përcjell Albinfo.ch.
Ky reagim vjen pasi që një dioqezë e Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Çikago të SHBA-së, ka dekoruar të dënuarin për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshelin.
Sipas Ana Pisoneros, udhëheqësit fetarë dhe komunitetet fetare, kanë gjithashtu përgjegjësi për të treguar lidership në kapërcimin e trashëgimisë së vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur në mënyrë konstruktive besimin reciprok, dialogun dhe tolerancën, që është esenciale për stabilitetin, të ardhmen paqësore dhe prosperitetin./Albinfo.ch
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra fiton Eurovision 2024 Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Zvicër...
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër
-
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi