Lajme
BE-ja zgjeron listën e zezë
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve lideri autoritar, Alexander Lukashenka.
Blloku me 27 vende anëtare ka sanksionuar disa herë Qeverinë bjelloruse, prej kur autoritetet kanë nisur të shtypin protestat kundër regjimit të Lukashenkas më 2020.
BE-ja ka shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë edhe për shkak të rolit të këtij shteti në nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Me vendimin e fundit, numri i individëve bjellorusë në listën e zezë të BE-së ka shkuar në 261.
Në atë listë veçse janë Lukashenka dhe familjarë të tij.
Në mesin e individëve të sanksionuar të enjten janë Irina Akulovich, shefe e agjencisë kombëtare të lajmeve, BelTA, dhe prezantuesi televiziv, Nikita Rachilovsky.
“Këta propagandistë të regjimit kanë përhapur me qëllim informacion të rremë për shtypjen e kryer prej autoriteteve shtetërore”, ka thënë BE-ja përmes një deklarate.
Lukashenka, aleati më i ngushtë i Rusisë, pati nisur shtypje të protestave në gusht të vitit 2020, pasi pretendimi i tij për fitore në zgjedhje pati nxitur protesta masive.
Grupi për të të drejta të njeriut Viasna, vlerëson që Bjellorusia ka më shumë se 1.400 të burgosur politikë, dhe që mijëra persona të tjerë kanë ikur prej shtetit.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














