Lifestyle
Bëhen të ditura nominimet për “Golden Globes”
Filmi "The Post", i ka fituar gjithsej gjashtë nominime sivjet, përfshirë kategoritë "Regjisori më i mirë" për Steven Spielberg-un, dhe "Aktori përkatësisht Aktorja më e mirë", nominime këto që u takojnë yjeve të filmit, Tom Hanks dhe Meryl Streep
Fantazia romantike e regjisorit meksikan, Guillermo del Toro, “The Shape of Water”, po i udhëheq nominimet e sivjetme të shpërblimeve “Globi i Artë”, me shtatë kategori të nominuara, përfshirë këtu kategoritë, “Drama më e mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë” nominim ky i fituar për aktoren protagoniste Sally Hawkins.
Filmi për lirinë e mediave të shkruara, “The Post”, i ka fituar gjithsej gjashtë nominime sivjet, përfshirë kategoritë “Regjisori më i mirë” për Steven Spielberg-un, dhe “Aktori përkatësisht Aktorja më e mirë”, nominime këto që u takojnë yjeve të filmit, Tom Hanks dhe Meryl Streep.
Filmi komik për tinejxherë, “Lady Bird”, i mori gjithsej katër nominime, përfshirë kategorinë “Mjuziklli dhe komedia më e mirë” si dhe nominimi i protagonistes së filmit, Saoirse Ronan, në kategorinë “Aktorja më e mirë”.
Tregimi i kohës së Luftës së Dytë Botërore, “Dunkirk”, drama “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” dhe romanca mes homoseksualëve “Call Me By Your Name”, po ashtu janë të nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë Dramë”.
Ndërsa në kategorinë “Mjuziklli dhe komedia më e mirë”, poashtu të nominuar janë filmat, “The Disaster Artist” nga James Franco, filmi racist horror “Get Out”, biografia “I, Tonya” dhe filmi i fundit i aktorit Hough Jackman, “The Greatest Showman.”
Në kategorinë “Filmi më i mirë i animuar”, të nominuara janë projektet: “Boss Baby”, “The Breadwinner”, “Coco”, “Ferdinand” dhe “Loving Vincent”.
Vlen të theksohet se nga ëto nominime kuptohet se gratë janë përjashtuar nga gara për çmimin e regjisores më të mirë. Fituesit e shpërblimeve “Globi i Artë” për vitin 2018, do të bëhen të ditur më 7 janar të vitit të ardhshëm, përmes ceremonisë glamuroze që transmetohet live si dhe mbahet në Beverly Hills të Kalifornisë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit











