Futboll

Behrami mund të transferohet në SHBA

Mesfushorit shqiptar i ka përfunduar kontrata me skuadrën italiane

Valon Behramit i ka përfunduar kontrata me Udinesen në Itali. Sipas mediave zvicerane, në mesin e shumë futbollistëve nga Zvicra që pritet të ndërrojnë ambient është edhe Behrami, përcjell albinfo.ch. 

Behrami ishte kapiten në Udinese, derisa gjithashtu në edicionin e fundit është përballur edhe me disa lëndime.  

Kujtojmë se Behrami është larguar edhe nga Përfaqësuesja e Zvicrës. 

34-vjeçari mund të vazhdojë karrierën në ligën amerikane, MLS, si shumë futbollistë nga Evropa. Behrami ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke qenë futbollisti i parë zviceran që ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore dhe në dy evropiane. 

Gjithashtu ka luajtur me sukses në Angli e Itali.