Futboll

Behrami nga e diela është në një rang me Pele, Maradonën dhe Xavi

Përballja kundër Brazilit është loja e tij e 80-të me kombëtaren helvete dhe njëherësh pjesëmarrja në katër Kupa të Botës. Për ketë Valon Behrami (33) kthehet në një legjendë të KB, shkruan blick.ch.

“Kjo është një fazë e jetës sime që duhet të shijohet. Dhe unë nuk mendoj në atë, se kjo do jetë prezenca ime e fundit në një KB,” thotë “luftuesi” kosovar.

Përballja e së dielës kundër Brazilit, Behramin e ngjit me Pelé, Ronaldo, Cafu (Brazil), Maradona (Argjentinë), Xavi, Casillas (Spanjë), Paolo Maldini (Itali) ose Miro Klose (Gjermani) me katër pjesëmarrje. Mbrojtësi meksikan Rafa Marquez do festojë pjesëmarrjen e tij të pestë, përcjell albinfo.ch. Si ky i fundit, pesë herë në një KB kanë qenë Lothar Matthäus, Gigi Buffon dhe Antonio Carbajal.

Në Rusi Behrami do luajë si zv.kapiten, ndërsa në tribunë do ketë mbështetjen e tifozëve por edhe të bashkëshortes Lara Gut.