Futboll
Behrami për Xhakën: Nuk duhet t’i bëjë këto gabime
Ish-futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami, i ka bërë një analizë ndeshjes së skuadrës zvicerane pas barazimit me Danimarkën.
Sipas tij, rënia nga kategoria mbetet një kërcënim.
“Gjëja pozitive ishte se më në fund kishim më shumë rregull në lojë. Lojtarët i mbajtën më mirë pozicionet e tyre, vetëm Amdouni dhe Rieder bënë rotacion në sulm. Nuk ishte ende e jashtëzakonshme, por ne treguam disa qasje të mira në sulm”, shprehet Behrami.
Tutje ai ka numëruar edhe gabimet e kapitenit, Granit Xhakës.
“Më pas të martën, kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare. Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar. Në golin e dytë, ai vetëm shikoi i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, thotë futbollisti.
Behrami thotë se duhet bërë përmirësime në mbrojtje dhe shqetësuese, sipas tij, është diferenca e madhe në cilësi mes lojtarëve të rregullt dhe zëvendësuesve./20minuten
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











