Kosova
Bekim Jashari mbështet iniciativën për bashkimin e Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkrahur iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Jashari ka shkruar se ky ndryshim i ligjit ka për qëllim bashkimin e qytetit.
“E përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, z.Agim Bahtiri”, ka shkruar Jashari.
Ai shtoi se: “Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”.
Bekim Jashari është nip i Adem Jasharit e djali i Hamëz Jasharit nga Prekazi.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











