Lajme
Belgjikë: Padi kundër autoriteteve për ndotje të ajrit
Më shumë banorë në gjithë Belgjikën po ndërmarrin veprime ligjore kundër qeverive të tyre rajonale, duke kërkuar të ruajnë të drejtën e tyre për të marrë ajër të pastër dhe të shëndetshëm, njoftoi sot organizata jofitimprurëse “Client Earth”.
Organizata është aktive në 50 vende dhe fokusohet në sfidat më urgjente mjedisore me rëndësi themelore.
Veprimi ligjor vjen vetëm disa javë pasi shtatë qytetarë filluan një rast të ngjashëm në Gjermani dhe vetëm disa ditë përpara se Komisioni Evropian të publikojë propozimin e tij për të rishikuar ligjin kryesor të BE-së për cilësinë e ajrit, Direktivën e Cilësisë së Ajrit, e cila përcakton kufijtë e cilësisë së ajrit për të gjitha 27 shtetet anëtare.
Qëllimi i këtyre padive është që gjykatat belge të njohin të drejtën e njerëzve për ajër të pastër dhe të shëndetshëm.
Ashtu si Gjermania, autoritetet belge nuk kanë ndërmarrë veprime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) uli kufijtë e rekomanduar në udhëzimet e saj të cilësisë së ajrit vitin e kaluar me 75 për qind në disa raste.
Duke i lënë të pandryshuara ligjet për ndotjen e ajrit, autoritetet belge po i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve të ndotjes së ajrit deri në katër herë më të larta se sa shkencëtarët e kanë konsideruar të pranueshme për të marrë frymë, tha organizata në një deklaratë./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss












