Bota

Belgjika ka mundur të parandaloj katër vrasje në Shqipëri

Shqipëria akuzon Belgjikën për zvarritje në lëndën e Safet Rustemit. Sipas Qeverisë shqiptare, sistemit belg të Drejtësisë i janë dashur pesë muaj për të marrë vendim për të arrestuar kriminelin, që ishte dëbuar një vit më parë, shkruajnë mediat belge, përcjell Albinfo.ch. Ndërkohë, klani i tij ka qenë fajtor për “krime të rënda”, duke përfshirë këtu edhe vrasje.
Rustemi, i cili në Shqipëri veproi si Safet Bajri, konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Europës. Në korrik të këtij viti, policia federale belge kishte vendosur Rustemin në listën e saj të të kërkuarve, ndërsa Zyra e të Huajve e kishte dëbuar atë një vit më parë.
Vallë a është shumë ë engadalshme Drejtësia belge?
“Më i kërkuari” në Belgjikë, fundjavën e kaluar u arrestua në Tiranë, kryeqytetin shqiptar. Një arrestim që mund të kishte ndodhur shumë më herët nëse Belgjika kishte vepruar më shpejt, denoncon Qeveria shqiptare, përcjell më tej Albinfo.ch.
Autoritetet shqiptare vazhdimisht kanë kërkuar vendimin e gjykatës belge që nga prilli i këtij viti, sa i përket lëndës së Safet Bajrit”, ka pohuar ministri i Brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari për “Het Laatste Nieuws”, transmeton Albinfo.ch. Një tjetër anëtar i Qeverisë shqiptare shkon edhe më larg dhe flet për një “obstruksion”. “Po të ishte shpallur dënimi katër muaj më parë, do të ishin shmangur katër vrasje”, thotë ai.
Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme kohët e fundit e trajtoi çështjen me sekretarin e shtetit për azilin dhe migracion, Theo Francken. Ky i fundit konfirmon, por i referohet drejtësisë. Koen Geens nuk e mohon se kjo dosje ishte lënë pas dore, por pohon se është vetëm “një pjesë e vogël e fakteve”.