Sport

Benjamin Kololli me tre goditje e shpërthen thyen çatinë e kabinës së FC Zürich-ut (Video)

Benjamin Kolollin jemi mësuar që çdo fundjavë ta shohim me gola dhe asistime në kampionatin zviceran, por java e 18-të ishte ndryshe, jo e mirë, njofton albinfo.ch.

Mesfushori shqiptar u zëvendësua në minutën e 64-të nga trajneri Ludovic Maginin i FC Zürich-ut në ndeshjen pa gola kundër Luganos.

Këtë ndryshim nuk e priti mirë Benjamin Kololli. Pasi u largua nga fusha, ai drejt kabinës së ekipit u drejtua me nervoz dhe nisi ta godet çatinë e stolit. Me tre goditje ai e shpërthen atë.

Kololli më pas ia ngriti zërin edhe trajnerit Magnin, pasi ky i fundit ishte drejtuar për t’ia dhënë dorën dhe ndoshta edhe sqarimin e zëvendësimit, futbollistit shqiptarë. Sezonin vjeshtor 2018/19 e përfundon si golashënuesi më i mirë i ekipit, me gjashtë gola të shënuara.