Shqipëria

Berenger Tibout, francezi që po e promovon turizmin shqiptar

Këtë vit deri më tani Shqipërinë e kanë vizituar 20 mijë francezë. E krejt kjo është meritë edhe e francezit Berenger Tibout, i cili tash e disa vjet po e promovon turizmin në Pukë, por edhe nëpër tërë Shqipërinë.

Për emisionin “Tonight”, ai ka treguar për punën që bën. “E njoh Shqipërinë nga 2009, punoj prej tre vjetësh për rekomandimin e Shqipërisë për turistët. Për Pukën është një projekt 4-vjeçar. Ka potenciale dhe është qendër turistike malore. Turistët që vinë në Shqipëri pëlqejnë ushqimin, mikpritjen. Është vetëm një libër turistik në Shqipëri për rekomandimin e Shqipërisë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu ka treguar se vitin e kaluar 45 mijë francezë e kanë vizituar Shqipërinë për qëndrim javor ose dyditor.