Bota
Berlini miraton planin për të ndëshkuar urrejtjen në Facebook dhe Twitter
Qeveria gjermane në Berlin sot miratoi një plan sipas të cilit rrjetet sociale mund të gjobiten deri në 50 milionë euro në qoftë se nuk i heqin postimet që përhapin gjuhën e urrejtjes, njoftojnë mediat nga Berlini.
“Nuk duhet të ketë tolerancë për krimin në rrjetet sociale ashtu sikur për krimin në rrugë.», tha Ministri i Drejtësisë, Heiko Mas, i cili është duke propozuar një ligj që duhet të zvogëlojë numrin e rasteve për shpifje dhe kërcënime përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Drejtësisë në të njëjtën kohë ka njoftuar se ligje të ngjashme do të kërkojë që të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Gjermania tashmë është vendi me ligjet më të rrepta për gjuhën e urrejtjes, shpifjeve, dhe nxitjeve publike ndaj krimit dhe kërcënimeve të dhunës.
Ligjit duhet të kalojë para zgjedhjeve federale në shtator, rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter do të kenë kohë maksimum prej 24 orësh për të hequr ose bllokuar të gjitha postimet, ku ka indikacione të veprimtarisë kriminale. Për shkelje të ligjit pronarët e rrjeteve sociale do të duhet të paguajnë 50 milionë euro dhe drejtuesit e tyre në Gjermani do të përballen me një gjobë prej 5 milionë.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara













