Bota
Berlini nuk do t’i financojë partitë ekstremiste
Njeriu i parë në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë, Thomas de Mazier, njoftoi se pas konsultimeve me homologët e tij nga ministritë e Financave dhe të Drejtësisë do të propozojë një ligj që partitë ekstreme të krahut të djathtë nuk do të jenë në gjendje të marrin para nga shteti.
Siç njoftojnë mediat nga Berlini, de Maiziere, bashkë me Wolfgang Schäuble dhe Heiko Mas, janë pajtuar për ndryshimet në ligjin për financimin e partive politike, të cilat në qoftë se kalojnë në parlament, partia NPD (Partia Kombëtare Demokratike) do të mbetet pa asnjë ndihmë financiare nga shteti.
Propozimi i dy partive të mëdha gjermane, CDU dhe SPD, vjen në janar, pasi Gjykata Kushtetuese gjermane refuzoi që Qeveria të ndalojë veprimtarinë e NPD-së, për shkak të axhendës së saj raciste dhe antisemite.
NDP, parti e cila haptazi promovon idenë antisemite, antimyslimane dhe raciste, nuk është e përfaqësuar në Parlamentin federal, por ka përfaqësues në parlamentet provinciale dhe komunale, e cila është pjesë e sistemit që pranon ndihmë shtetërore në bazë të numrit të votave të fituara.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Heiko Mas: “Shteti nuk mund të financojnë armiqtë e demokracisë”, por ministria e tij ka ende për të gjetur një mënyrë që të veprojë në Bundestag për të anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila e konsideron si parti politike NPD-në.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih










