Lajme
Berna ka përgatitur shtëpinë karantinë për të prekurit nga koronavirusi
"Apartamentet janë konceptuar ashtu që të mund të qëndrohet aty për dy javë të tëra"
Kantoni i Bernës ka ngritur në regjionin e Jura-s berneze një karantinë (shtëpi për izolim të të sëmurëve) për rastet e dyshuara me koronavirus.
Autoritetet kantonale për këtë qëllim kanë siguruar dy apartamente në ish-qendrën rinore në Prêles, shkruan sda.ch. Në raste urgjente, 24 persona mund të strehohen dhe të marrin përkujdesjen e duhur në këtë shtëpi.
“Apartamentet janë konceptuar ashtu që të mund të qëndrohet aty për dy javë të tëra”, ka thënë zëdhënësi Gundekar Giebel, transmeton albinfo.ch. Videoja tregon se si do të strehohen njerëzit e infektuar potencialisht.
Ndërkaq është planifikuar që jo të gjitha rastet e dyshuara të vendosen në Prêles: “Zyra kantonale mjekësore synon të sigurojë që njerëzit pa shenja sëmundjeje nëse është e mundur, duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë nmë shtëpitë e tyre”. Megjithatë, kjo vlen vetëm për njerëzit që jetojnë në shtëpi të tyre private.
Nëse një person i dyshuar për koronavirus infektohet, ai ose ajo dërgohet në një spital të Bernës ku mjekohet nga koronavirusi.
Në Zvicër deri në këto çaste janë konfirmuar katër raste të personave të infektuar me koronavirus. Që të katërt, janë infektuar në Itali. Dy prej tyre janë fëmijë, nga Kantoni Graubünden.
Rasti i parë ishte konfirmuar në Lugano dhe një tjetër në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve
















