Lajme
Berset: Shtrëngimi i masave, ende nuk është opsion për Zvicrën
Edhe pranimet në spital po rriten, por jo aq sa rritet numri i infeksioneve të reja”, ka thënë Berset. Ai nuk është treguar i gatshëm për masa më të ashpra
Këshilltari Federal Alain Berset ka hapur konferencën për media lidhur me situatën e pandemisë, që është mbajtur sot në Bernë.
“Kemi pasur një rritje të mprehtë të infeksioneve të reja në javët e fundit. Por mund të vërehen edhe dallime rajonale, sepse rritja është shumë më e fortë në Zvicrën lindore dhe qendrore. Edhe pranimet në spitale po rriten, por jo aq sa rritet numri i infeksioneve të reja”, ka thënë Berset, raporton srf.ch.
“Para së gjithash infektohen të rinjtë. Kjo na qetëson, sepse rrjedha e sëmundjes tek të rinjtë, të shumtën është më e lehtë se sa ajo tek moshat tjera. Në vendet ku ka më shumë të pavaksinuar, ka më shumë raste infektimi”, ka shtuar ministri i Shëndetësisë, transmeton albinfo.ch. Por jemi vetëm në fillim të dimrit, situata ka rrezik të përkeqësohet më tej.
Pse Këshilli Federal nuk dëshiron të frenojë rritjen e numrit të rasteve?, ka qenë një pyetje që i është shtruar ministrit. Siç dihet, shifrat po dyfishohen çdo dy javë.
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset është përgjigjur: “Ne jemi përpjekur të marrim masat e duhura për të bërë atë që është më e mira për vendin. Dihet se të gjithë ata që kanë dashur, kanë qenë në gjendje të vaksinoheshin.
Pavarësisht një rritje të lehtë të shtrimeve në spital, situata është ende relativisht e qetë. Por: Me variantin delta, dinamika e pandemisë po ndryshon. Që atëherë është rritur kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve me koronavirus në repartin e kujdesit intensiv”, ka shtuar Berset. Ai ka bërë me dije se, ndryshe nga vendet fqinje, Zvicra ende nuk mendon se është koha për një shtrëngim të ri të masave. “Për momentin nuk shtrohet nevojë e ngutshme për masa shtesë. Numri aktualisht në rritje i rasteve me korona do të ndiqet nga afër”.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve