Lajme
Berset premton se verës do të lejohen ngjarjet me pjesëmarrje masive
Ministri Berset ka njoftuar se në verën që vjen duhet të jenë të mundshme aktivitete e mëdha, të cilat kanë munguar gjatë vitit 2020
Një vit me koronavirus – një vit pa festivale dhe festa tjera masive. Dëshira për pak më shumë kënaqësi jetësore është e madhe. Sidoqoftë, festivalet e mëdha në ambiente të hapura aktualisht kanë filluar të bëjnë planet e tyre për verën, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset së voni ka njoftuar se në verën që vjen duhet të jenë të mundshme aktivitete e mëdha, të cilat kanë munguar gjatë gjithë vitit 2020.
Kreu i komunikimit i ministrit Berset, Peter Lauener ka thënë për “SonntagsZeitung” sa vijon:
“Ne kemi shumë mirëkuptim dhe vullnet të mirë për aktivitetet kulturore dhe sportive. Dhe ne duam që ngjarje të mëdha, masive kulturore dhe sportive të mbahen përsëri këtë verë, nëse lejon situata epidemiologjike”.
Në javët e ardhshme në Këshillin Federal do të kërkohen dhe diskutohen hapat e hapjes për kulturën dhe sportin thotë Lauener, përcjell albinfo.ch. Dhe shton më tej: “Aktivitetev të mëdha në verë duhet t’u jepet një perspektivë”. Vendimi duhet të merret në javët e ardhshme, por jo më herët se më 17 mars.
Të shpresosh për një verë si ajo e vitit 2019 do të ishte e tepruar, thotë Lauener: “Vera e ardhshme nuk do të jetë si ajo e vitit 2019″, transmeton albinfo.ch Kushtet për festivalet nuk dihen ende, por kufizimi i numrit të vizitorëve është i nënkuptueshëm”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














