Lajme
Berset: Pritet një valë e re në vjeshtë, që do t`i prekë të pavaksinuarit
“Herët a vonë të gjithë bien në kontakt me virusin, pyetja është: me ose pa vaksinim. Virusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë "
Ministri Federal i Shëndetësisë, Alain Berset dhe përfaqësuesit e kantoneve janë takuar sot në Bernë.
Ata kanë diskutuar vlerësimin fillestar të hapave të hapjes dhe statusit të vaksinimeve si dhe kursin e mëtejshëm të veprimit në luftën kundër koronavirusit, raporton srf.ch.
“Kantonet janë duke punuar mirë”, ka deklaruar Ministri. Ai ka shtuar se edhe bashkëpunimi midis qeverisë federale dhe kantoneve është duke rrjedhur mirë.
Në lidhje me procesin e vaksinimit, Zvicra është brenda orarit, ashtu si edhe sa i përket shpërndarjes së certifikatave. Numri i ekzemplarëve të tyre të ekspozuara, e vërteton këtë. Por gjithsesi duhet pasur kujdes, ka shtuar Berset, transmeton albinfo.ch.
“Mbajtja e maskave në ambientet e brendshme vazhdon të mbetet e rëndësishme”, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë.
Në të njëjtën kohë, ai është shprehur se pret një valë tjetër në vjeshtë, kur, në veçanti të pavaksinuarit, do të bien në kontakt me virusin: “Herët a vonë të gjithë bien në kontakt me virusin, pyetja është: me ose pa vaksinim. Virusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë “.
Po ashtu ai ka thënë se mund të pritet edhe një valë gripi dhe kjo duhet të mbahet parasysh.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












